TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2024, 10:18

Blushi: SPAK i ka bllokuar Ahmetajt llogaritë bankare për shkollimin e vajzës, pse nuk ndalon pagesat për inceneratorin e Tiranës?

Shkruar nga Pamfleti

Blushi: SPAK i ka bllokuar Ahmetajt llogaritë bankare për shkollimin e

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar deklaratat e forta të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për Ramën dhe Veliajn.

Në një reagim të bërë në Facebook, Blushi shkruan se Drejtësia e Re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës.

Ai shtron pyetjen se si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?

“Drejtësia e Re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës, por si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?!”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Ahmetaj ka dhënë një intervistë nga arratia duke folur për arsyet e largimit nga qeveria, kërcënimet e Ramës dhe abuzimin e Veliajt me inceneratorin.

Lini një Përgjigje