TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2023, 17:28

Afera me kompleksin “Partizani”, Berisha del nesër para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
Afera me kompleksin “Partizani”, Berisha del nesër para
Sali Berisha

Berisha është vënë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë nesër para gjykatës për aferën me Kompleksin “Partizani”. Edhe pse ai nuk e njeh masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykatën e Posaçme nesër në orën 14.00 ka kërkuar të paraqitet për tu njohur me këtë masë sigurie dhe të merret në pyetje. Nëse nuk paraqitet me shumë mundësi do kërkohet shoqërimi me forcë.

Njoftimi është bërë nga vetë gjykata, duke i dhënë fund debatit të mosnjohjes së vendimit nga ish-kryeministri.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 24.10.2023, ditë e Martë, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësorë të marrjes në pyetje të personit nën hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 të K.Pr.Penale”, njofton gjykata.

Berisha është vënë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Dyshohet se përmes postit të tij ka favorizuar dhëndrin e tij në privatizimin e tokave dhe ndërtimin aty të një kompleksi pallatesh.

Malltezi është arrestuar dhe sot në orën 18.00 del para gjykatës. Vetë Berisha u la në masë sigurie “detyrim paraqitje”, por ai pretendon se SPAK dhe gjykata kanë shkelur Kushtetutën, pasi sipas tij, Kushtetuta nuk lejon asnjë kufizim të lirisë së deputetit. Të shtunën 2 oficerë policie i shkuan në selinë e PD që ta vinin në dijeni të vendimit, por ai nuk i takoi me argumentin se nuk e njeh vendim. Por duket se gjykata është mjaftuar vetëm me faktin që i është në dijeni. Nëse Berisha refuzon të shkojë, pritet të merrte forcërisht nga policia.

Ja çfarë parashikon Neni 248 i Kodit të Procedurës Penale

Marrja në pyetje e personit të arrestuar

1. Jo më vonë se tri ditë nga zbatimi i masës, gjykata e merr në pyetje personin për të cilin ka vendosur arrestin në burg ose në shtëpi. Për masat e tjera të sigurimit, shtrënguese ose ndaluese, gjykata procedon me marrjen në pyetje brenda pesë ditëve nga zbatimi i masës. Mbrojtja ka të drejtë të njihet me aktet dhe të marrë kopje të tyre.

2. Nëpërmjet marrjes në pyetje, gjykata verifikon kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit, të parashikuara nga nenet 228, 229 dhe 230 të këtij Kodi. Kur këto kushte nuk ekzistojnë, gjykata vendos revokimin ose zëvendësimin e masës. Në të kundërt, gjykata vendos vazhdimin e zbatimit të saj. Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 48 orëve.

3. Në pyetjen e të arrestuarit marrin pjesë prokurori dhe mbrojtësi, të cilët lajmërohen nga sekretaria e gjykatës.

4. Gjatë debatit gjyqësor palët kanë të drejtë të paraqesin prova, me përjashtim të provave me dëshmitarë.

5. Kur pyetja e të arrestuarit duhet të bëhet në gjykatën e një rrethi tjetër, gjykata kërkon që pyetja të bëhet nga një gjyqtar i asaj gjykate.

Prokurori nuk mund të marrë në pyetje personin e arrestuar përpara se gjykata të procedojë, sipas paragrafit 1 të këtij neni.

 

Lini një Përgjigje