TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2023, 16:05

“Mund të kishte sabotim nga Rama”, Endri Shabani tregon pse SPAK nuk ju drejtua Kuvendit për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

“Mund të kishte sabotim nga Rama”, Endri Shabani tregon pse

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha në një intervistë se arsyeja e vetme që i shkonte ndërmend se përse SPAK nuk kishte ndjekur procedurat me Berishën, referuar këtu imunitetit të tij ishte sepse Rama mund të mos e votonte.

Ai komentoi gjithashtu çështjen e imunitetit duke thënë se politikanët në Shqipëri e keqpërdorin dhe iu duhet hequr urgjentisht.

Imuniteti edhe kur ka lindur si koncept politiko-juridik ka qenë për të mbrojtur funksionin që ti ke, kurse këta e duan imunitetin për të vjedhur, disa e duan imunitetin për të transportuar drogë, disa e duan imunitetin për të marrë kriminelët në makinë. Ky lloj imuniteti iu duhet hequr urgjent këtyre dhe në këtë pikë unë nuk shqetësohem kur nuk garantohet imuniteti i Sali Berishës, fare, as i Saimir Tahirit, as i Arben Ahmetajt.

Unë nuk e di pse SPAK nuk i ka ndjekur procedurat, por unë aludoj që nuk e ka ndjekur sepse ndoshta nuk e ka mbështetjen e Edi Ramës, ndoshta mund të mos e votonte Edi Rama, ndoshta mund ta zvarriste”, u shpreh Shabani për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje