
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se lejet për ndërtimin e 17 kullave tek ish-kompleksi Partizani, i ka dhënë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se ka një dokument zyrtar që ata e fshehin.
“Ka një dokument që ata e fshehin. Në dokumentin, me firmën e Ramës, thuhet që ky terren ka hunbur funksionin e tij. Është dokument zyrtar.
Berisha nuk ka asnjë të vetme për ndërtimin e ndonjë ndërtesa. Është firma e Bashkisë Tiranë sepse ashtu e kërkon ligjin. Të 17 kullat e ndërtuara në këtë tokë, dy lejet e ndërtimit i ka dhënë Edi Rama, lejet e shesh ndërtimit i ka dhënë Rama, dokumentet fshihen. Katër leje ndërtimi i ka dhënë Erion Veliaj.
Për të mos folur më tutje, tjerat i ka dhënë Lulzim Basha, këta kalojnë në shpifje banale”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje