TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2023, 15:20

Akuzat për Berishën, Tritan Shehu: Goditje për opozitën, skenar i regjimit

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për Berishën, Tritan Shehu: Goditje për opozitën,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur lidhur me dosjen e kompleksit Partizani dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Shehu u shpreh se e gjithë çështja është goditje për Berishën, PD-në dhe opozitën, teksa shtoi se mënyra e arrestimit të Malltezit ishte një metodë tipike marksiste, pasi ai ishte duke pritur në aeroport bashkëshorten e tij, Argita Malltezi.

“Është e paimagjinueshme që kryetarit të opozitës t’i cenohet liria, pasi ai duhet të lëvizë për çështje politike. Këtu kemi të bëjmë me një skenar tipik të regjimit që bie ndesh me demokracinë. Është ngritur i tëri për të goditur, Berishën, PD-në dhe opozitën.

Është turp i botës masa e paraqitjes. Berisha nuk ka ndërmend të arratiset, do ishte qesharake të mendohet kjo, kryetari i opozitës nuk mund të pengohet të lëvizë të kryejë takime.

Këto janë metoda tipike marksiste. Shkon tjetri arrestohet, tërhiqet zvarrë teksa priste gruan. Nuk e kam vetëm për këtë rast, por edhe në përgjithësi. Nuk ka nevojë të tërhiqet zvarrë, kur mund të ishte thërritur për t’u paraqitur. Janë veprime për ata që i kap në flagrancë, që paraqesin rrezikshmëri”, tha Shehu për “News 24”.

shehu berisha akuza

Lini një Përgjigje