Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në konferencën për media nëse do të bëjë rezistencë nëse do të urdhërohet që të shoqërohet me forcë.
Pjesë nga konferenca për mediat
A do pranoni të shkoni në Gjykatë?
Sali Berisha: “Në vitin 2012, propozimi im ka qenë vetëm heqja e imunitetit, por edhe kufizimet e lirisë së deputetit.
Jam gati të shkoj ta votoj, por për sa kohë Kushtetuta nuk lejon, kufizimet e lirisë së deputetit, unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit. Kushtetuta ka epërsi ndaj të gjitha ligjeve të tjera. Nuk mund të kem qëndrim tjetër.
Me urdhër të Ramës, janë sjellë në jetë, sill policë këtu dhe atje. Jam i sigurt që të gjithë deputetët e opozitës do e votojnë, e pranoj. Por askushs'më detyron të thyej ligjin.”
Nëse SPAK urdhëron politikën t'shoqërojë do të bëni rezistencë?
Sali Berisha: “Nuk njoh ligj tjetër mbi kushtetutën”.
Lini një Përgjigje