TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 16:28

Njohja me masën e sigurisë, shtyhet sërish seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin

Shkruar nga Pamfleti

Njohja me masën e sigurisë, shtyhet sërish seanca gjyqësore

Shtyhet sërish seanca gjyqësore në ngarkim të dhëndri të Sali Berishës.

Jamarbër Mlltezi në mesditë doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për aferën me Klubin Partizani, por seanca është shtyrë sërish. Fillimisht avokatët e Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi kërkuan 2 orë kohë të njihen me dosjen. Sipas burimeve ata pak më parë ata kanë bërë një kërkesë të dytë duke kërkuar edhe dy orë të tjera, gjë që u pranua nga gjykata. U vendos që seanca të mbahet në orën 18.00

Për Malltezin, GJKKO ka kërkuar arrest me burg për privatizimin e kompleksit “Partizani”, ndërsa për Bektashin, detyrim paraqitje. E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk e njeh akuzën, duke akuzuar mazhorancën për sulme politike.

 

Lini një Përgjigje