TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2024, 17:20

Abilekaj: Turi i Ramës në diasporë, për qëllime elektorale dhe për të distancuar veten nga korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti

Abilekaj: Turi i Ramës në diasporë, për qëllime

Gazetari Enton Abilekaj, teksa ka komentuar turin e Ramës në diasporë, Abilekaj u shpreh se ai po e përdor turin për qëllime elektorale, por edhe për të distancuar veten në sytë e shqiptarëve që jetojnë emigrim nga korrupsioni masiv që ka përfshirë qeverisjen e tij.

I pyetur për takimin e  Ramës me diasporën në Greqi, analisti u shpreh se në takimin në Athinë, kryeministri e përdori edhe si presion ndaj Greqisë duke nënkuptuar se jam faktor elektoral në shtetin fqinj.

Takimet në diasporë bëhen për qëllime elektorale. Ato takime bëhen në prag të fushatës elektorale, të një njeriu të rrethuar nga njerëz të zhytur në korrupsion në çdo qelizë të administratës. Kemi të bëjmë me një qeveri aq të korruptuar sa edhe kur niset një aksion për të moskapur  të korruptuarit (selektiv), është e pashmangshme të mos kapen edhe të tjerë. Edhe pse drejtësia nuk ka leje të hetojë “ata lart”, korrupsioni është përhapur aq shumë sa është e pamundur që “ata lart” mos të kenë dijeni. Në këto kushte, Edi Rama kërkon që përmes takimeve me diasporën të distancojë veten nga korrupsioni dhe për të thënë që unë jam “babai i kombit”, nuk di gjë”,  tha Abilekaj në “Syri Tv”.

 

Lini një Përgjigje