
Nënkryetari i Partisë Demokratike së drejtuar nga Rithemelimi, Oerd Bylykbashi është ndalur të flasë për mediat pas takimit me grupin e dialogut PS-PD.
Bylykbashi ndër të tjera tha se ky takim kishte për qëllim riaktivizimin e këtij grupi, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i opozitës sa i përket reformës zgjedhore është rikthimi të marrëveshja e 5 qershorit.
“Së pari mbledhje e sotme me kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca. E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit”, tha Bylykbashi.
Sa i takon votës së diasporës, Bylykbashi tha se PS nuk është promotore ashtu siç pretendon, por motori prishës i kësaj të drejte.
“Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive. Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një çështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje. Janë edhe çështje të tjera, siç janë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në synojmë që nëpërmjet tyre të disiplinojmë shkelje të rëndë të procesit dhe nëpërmjet tyre ta mbajmë shtetin jashtë zgjedhjeve. Nuk është e vërtetë që PS është promotore e votës së Diasporës. PD e ka pasur çështje dhe në vitin 2020 me iniciativë të PD është futur në kodin zgjedhor. PS nuk është promotori, por është motori i prishur i kësaj të drejte”, theksoi Bylykbashi.
Lini një Përgjigje