
Presidenti i PL-së, Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e tij të depozituar më 28 mars lidhur me pretendimin e tij për vedhjen e serverit brenda selinë së partisë.
Pas daljes nga Prokuroria Meta dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku akuzoi kryeminstrin Rama se po tenton të kap vulën e Partisë së Lirisë edhe përmes prokurorëve të SPAK.
Presidenti i PL-së foli për gjendjen e Prokurorisë së Tiranës, që sipas tij kishte një mal me dosje. Nga ana tjetër Meta denoncoi kushtet e Prokurorisë, sipas tij të mjerueshme, ku nuk punonte ashensori dhe u detyrua të zbres nga shkallët.
"Se kuptoj se ça bëni këtu. Gjithë Tirana është atje. Patjetër që është gjë e rëndësishme dhe prandaj është bërë dhe denoncimi. Kam qenë këtu në respekt të ligjeve dhe institucioneve që ta bëjnë këtë punë pa penguar që jam i bindur që nuk mund të ndodhi. Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës. Nuk kanë ku ti arkivojnë dosjet. Zbrita nga shkallët. Nuk punon ashensori. Duhet që deputetët të vijnë këtu.
Është Ramaforma, kujdeset për kushtet për 3-4 prokurorët te SPAK që i ka kapur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje. Do bëjmë thirrje e kanë lënë në gjendje të mjeruar. I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani. PL ka 5 prioritet, qëllim madhor 4 milion shqiptar. Ai le të vazhdojë me filipinasit. Shkoni ta rrëzojmë murin e inceneratorëve. Që kërkojnë të shkëmbejnë shqiptarët me lloj-lloj kombesh. Jemi vend i vogël për të mbledh proletarët e Edi Ramës", tha Meta.
Lini një Përgjigje