TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 11:26

Ilir Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës.

Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë. Kjo çështje po hetohet nga prokurori Ndini Tavani.

Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40. 

Në kallëzimin që shfaqet si vjedhje e një pajisje elektronike, është fakti se personat e paautorizuar, që sipas Metës, kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur një tjetër DVR të re.

“Fakti që DVR është ndërruar dhe që pajisja DVR e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave natën”, thuhet në kallëzimin me firmë të Ilir Metës.

Në padi Ilir Meta thotë se qëllimi i marrjes së pajisjes DVR “ka qenë vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike me të” dhe i kërkon prokurorëve të zbulojnë autorët e kësaj 'ngjarje kriminale' sipas tij dhe se cilët janë personat e interesuar për të dhënat elektronike të partisë.

Meta thotë se stafi i partisë ka konstatuar edhe “lidhje, këputje dhe dëmtime të linjave kabllore në tarracën e godinës”, po nga persona të paidentifikuar që sipas tij kanë hyrë fshehurazi në selinë që kreu i Partisë së Lirisë thotë se nuk e dinte që gjatë natës nuk kishte roje.

Në kallëzimin e dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, Meta flet edhe për ndërhyrje në sistemin e brendshëm telefonik.

“Është konstatuar edhe vjedhja e impulseve telefonike dhe ndërhyrja në këtë rrjet nga persona të paidentifikuar, gjoja për të riparuar këtë sistem. Muajt e fundit sistemi i brendshëm telefonik, me të cilin funksionon së bashku edhe rrjeti elektronik, ka pasur defekte të njëpasnjëshme”, shkruan Meta në kallëzim.

Ilir Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës

ilir meta prokurorinë e tiranës

Lini një Përgjigje