TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 10:16

Vjedhje spektakolare/ Universiteti i Elbasanit jep 8 miliardë lekë për një tender korruptiv!

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhje spektakolare/ Universiteti i Elbasanit jep 8 miliardë lekë

Edhe disa vite më parë Pamfleti ka botuar një shkrim mbi të njëjtat abuzime në universitetin e Elbasanit, ku personi që ja ka mbyllur të gjitha çështjet pa asnjë pasojë vazhdon të jetë miku i ngushtë i rektorit, prokurori i SPAK Alfred Shehu.

Universiteti Aleksandër Xhuvani Elbasan ka dhënë plot 8 miliardë lekë të vjetra me TVSH, nëpërmjet një tenderi shumë të dyshimtë që mban numrin e referencës REF-92089-12-26-2023 dhe ka si objekt “Ndërtim i godinës së fakultetit të shkencave mjekësore teknike–FSHMT. Fituese është shpallur firma JUNIK e cila është në pronësi të Ded Malutaj. Ky individ është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022, i akuzuar se ka vjedhur Prokurorinë e Elbasanit nëpërmjet një tenderi.

Vjedhje spektakolare/ Universiteti i Elbasanit jep 8 miliardë lekë

Vjedhja konsistonte në faktin se Malutaj dhe disa të tjerë kishin marrë paratë për të kryer punimet për sistemin e ngrohje-ftohjes së Prokurorisë Elbasan, por në të vërtetë sistemi i dorëzuar prej tyre nuk ishte funksional. Dëmi kapte një shifër prej rreth 35 milionë lekësh.

Por duket se ky fakt nuk e ka penguar aspak Universitetin e Elbasanit që jo vetëm ta lejojë të marrë pjesë por edhe ta shpallë fitues. Por prisni pasi skandali nuk mbaron këtu. Ndonëse plot tetë firma ofruan vlera më të vogla në tender, kjo nuk u mor aspak parasysh nga universiteti dhe fituese u shpall pikërisht firma JUNIK e Ded Malutaj.

Vlen të përmendet se përveç këtyre tetë firmave, dy firma të tjera morën pjesë me ofertë zero lekë. Sikur të mos mjaftonin këto, vihet re se vlera e ofruar nga Ded Malutaj është sa 90% e vlerës së fondit limit të tenderit. Të gjitha sa më sipër na tregojnë se kemi të bëjmë as më shumë e as më pak por me një vjedhje te parave publike.

Vjedhje spektakolare/ Universiteti i Elbasanit jep 8 miliardë lekë

Vjedhje spektakolare/ Universiteti i Elbasanit jep 8 miliardë lekë

Vjedhje spektakolare/ Universiteti i Elbasanit jep 8 miliardë lekë

Vjedhje spektakolare/ Universiteti i Elbasanit jep 8 miliardë lekë

Edhe disa vite më parë Pamfleti ka botuar një shkrim mbi të njëjtat abuzime në universitetin e Elbasanit, ku personi që ja ka mbyllur të gjitha cështjet pa asnjë pasojë vazhdon të jetë miku i ngushtë i rektorit prokurori i SPAK Alfred Shehu.

Minimalisht administratori duhet të ishte pezulluar nga ministria përkatëse dhe të ishte nën hetim nga prokuroria për këto tendera korruptive./Pamfleti

Lini një Përgjigje