TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 09:49

Ekzekutimi i policit në Fier, eksperti: Vrasja u krye në gjaknxehtësi, nuk do merrte nënën nëse do ta planifikonte

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i policit në Fier, eksperti: Vrasja u krye në

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka folur lidhur me vrasjen e efektivit të policisë, ditën e djeshme në Fier.

Polici Novruz Cenaliaj mbeti i vrarë gjatë një konflikti të çastit me Asllan Azgan Mërnica. Në momentin e ngjarjes, autori ka qenë në makinë së bashku me nënën e tij.

Eksperti tha se pista e atentatit të planifikuar bie, pasi autori ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij ndaj gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër.

“Autori kishte nënën në makinë, përjashtohet krimi i planifikuar, nuk do shkonte në atentat me nënën me vete se edhe mund të vritej. Për çfarë e duhej nënë në një atentat; i jep makinës shpejt që të më largojë nga vendngjarja, di të qëllojë me armë? Është kryer në gjaknxehtësi, s’i ka vlerë jeta e vet, mirë atij që ja merr, por as jeta e vet s’i ka vlerë”, tha ai për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje