
Polici Novruz Cenalia mbeti i vrarë gjatë një konflikti të çastit me Asllan Azgan Mërnica.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz në Fier.
Mësohet se viktima ishte efektiv i Shqiponjave dhe me origjinë nga Tropoja. Në momentin e ngjarjes, efektivi Cenalia nuk ishte në detyrë por mbante veshur uniformën e “Shqiponjave” dhe po shkonte në komisariat të merrte shërbimin.
Autori në momentin që e ka qëlluar policin ka qenë në makinë së bashku me nënën e tij.
Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
Ish-drejtuesi i policisë, Faik Basha tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nuk ka pasur mobilizim të mjaftueshëm nga strukturat e policisë për të kapur autorin e krimit të rëndë.
Sipas tij, në këtë rast duhet të ishin ngritur helikopterët e policisë dhe dronë profesionale, jo si ai që u ngrit nga policia që siç tha ishte shumë i vogël dhe i papërshtatshëm për këtë gjë.
“Kemi parë mjetet dhe pajisjet si helikopterët e policisë së shtetit që jepen e qira për dasma dhe nuk ngrihen, dhe më ngrenë aty një dron 50 mijë lekësh që as për dasmë s’e kap pamjen se është shumë i vogël dhe duan të kapin autorin e një vrasjeje. Qytetarët nuk bashkëpunojnë. Nuk ishte dron profesional që të ketë kamera me rezolucion të lartë, ishte një dron shumë i vogël, më mirë ishte të ishin mobilizuar strukturat, të ishin marrë helikopterët, dronët”, tha Basha.
Lini një Përgjigje