TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2024, 22:47

Administrata u mor me forcë në Athinë, dredhon Rama: Janë spekulime të mediave greke

Shkruar nga Pamfleti

Administrata u mor me forcë në Athinë, dredhon Rama: Janë

Kryeministri Edi Rama ka regur pas zërave se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu dhënë në Athinë pas fjalimit të tij para emigrantëve, Kryeministri Rama e hodhi poshtë këtë teori, ndonëse kanë dalë prova se administrata u mor me dhunë.

Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto historitë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

 

Lini një Përgjigje