TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2024, 15:40

Bllokada për hetimin e aferave në shëndetësi, Vokshi takon Nikollën: PS po pengon punën, kërkova ndërhyrje urgjente

Shkruar nga Pamfleti

Bllokada për hetimin e aferave në shëndetësi, Vokshi takon
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i është përgjigjur kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshit për t’u takuar dhe për të diskutuar ngërçin që ka mbërthyer komisionin parlamentar që po heton koncesionet e sterilizimit dhe Check-up.

Deputetja Albana Vokshi e kryeparlamentarja Lindita Nikolla u takuan këtë të martë, ndërsa deputetja demokrate i kërkoi të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin.

Ajo shtoi se në mbledhje pritet të prezantohet nga ekspertët plani hetimor, i cili tha se shpreson të jetë i dakordësuar.

“Kërkuam kthimin e hetimin në shinat e ligjshmërisë. Kërkuam që kryeparlamentarja Lindita Nikolla  të merrte përgjegjësitë e të kthente në shina punën e komisionit. Shprehëm gatishmërinë e opozitës për hetim të thelluar. Jeni në dijeni që sot në orën 09:30 kishim një takim në kryesinë e vogël të komisionit dhe u dakordësuam që komisioni do të mblidhet të premten në orën 12:00 ku do prezantohet nga ekspertët plani hetimor, që shpresojmë të jetë i dakordësuar”, tha Vokshi në një deklaratë.

PS dhe opozita prej javësh në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë nuk kanë arritur dakordësinë mes tyre, teksa socialistët kanë përparuar duke miratuar të vetëm planin hetimor.
Një ditë më parë mazhoranca zhvilloi edhe një vizitë në QSUT për të parë zbatimin e koncesionit të sterilizimit.

albana vokshi lindita nikolla komisioni hetimor sterilizimi

Lini një Përgjigje