TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2024, 14:19

Pakti me Melonin, ish-kryeministri italian Giuseppe Conte: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, reklamë elektorale për qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

Pakti me Melonin, ish-kryeministri italian Giuseppe Conte: Qendrat e

Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte ka folur lidhur me paktin Rama-Meloni për emigrantët në Shqipëri. Ai tha se qendrat e emigrantëve janë një reklamë elektorale për qeverinë dhe nuk sjellin asnjë benefit për emigrantët e as për Italinë.

Ai shtoi se këto qendra nuk do të ndryshojnë asgjë në problemin e emigracionit. Sipas tij, nga kjo marrëveshje i vetmi vend që do të ketë përfitime është Shqipëria, ku do t'i mbetet në territor dy qendra emigrantësh të strukturuara mirë.

"Qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë një reklamë elektorale për qeverinë. Asnjë benefit nuk sjellin për emigrantët e as për Italinë. E vetmja që mund të përfitojë është Shqipëria.

Këto qendra për të cilat Italia do të shpenzojë më shumë se 600-700 milionë euro nuk do të sjellin asnjë rezultat. Në to nuk do të jenë as 3000 emigrantë në muaj por rreth 1000 emigrantë. Do të dërgohen në Shqipëri me shpenzimet tona. Do të kërkojnë dhe të paktën rreth 200 o më shumë forca policie për t'i shoqëruar në një moment kur kemi një emergjencë të tmerrshme kombëtare sigurie e rendi publik në qendrat e mëdha urbane si në Milano o në zona më periferike. Do të kenë nevojë dhe për ndërmjetës kulturorë, asistentë shëndetësorë etj. Pra një kosto e madhe për të çuar në Shqipëri 1000 emigrantë e vetëm disa javë e më pas t'i kthejmë në Itali.

Këto qendra nuk do të ndryshojnë asgjë në problemin e emigracionit. Shqipëria do të mund të ketë vetëm avantazh, do t'i mbetet në territor dy qendra emigrantësh të strukturuara mirë. Po kjo nuk është politikë emigracioni. Politika e emigracionit është një gjë serioze që kërkon një qasje me konkrete, më efikase, më bashkëpunuese me vendet e origjinës. Kjo që bën qeveria është një spot elektoral e prandaj dhe italianët nuk shkojnë më të votojnë e nuk duan më të votojnë", tha ai.

Lini një Përgjigje