TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2024, 16:55

Dorëheqja e drejtorit të teatrit që nxori zbuluar shoun në Athinë, reagon Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqja e drejtorit të teatrit që nxori zbuluar shoun në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dorëheqjen e drejtorit të teatrit “Bylis”, pas investigimit ku tregonte se kishin shkuar në mitingun e Ramës në Athinë me detyrim.

Berisha është shprehur se drejtori i teatrit është shkarkuar nga kryeministri i vendit si një hakmarrje primitive pasi nxori zbuluar propagandën e pushtetit nga takimi i supozuar me emigrantët në Athinë.

“Hakmarrje primitive e Edi Ramës! Shkarkohet nga detyra drejtori socialist i Teatrit të Fierit. Fajtor se ua tha shqiptarëve nëpërmjet “Piranjave” të vërtetën e mitingut 1 milionë euro të Ramës me administratën e tij në Athinë. Në përgjigjen e pyetetjes të gazetarit të “Piranja” drejtori socialist me integritet, deklaroi se për në miting është shkulur gjithë Fieri.

Duke shprehur nderimin tim për drejtorin socialist që midis të vërtetës dhe mashtrimit të publikut zgjodhi të sakrifikojë vendin e punës dhe të thotë të vërtetën, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin brutal, hakmarrjes primitiv të Edi Rames dhe lakejve të tij”, u shpreh Berisha.

 

Lini një Përgjigje