
Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen nga detyra menjëherë pasi ra në rrjetën e investigimit të emisionit investigativ ‘Piranjat’, ku pranonte se kishin ardhur posaçërisht nga Shqipëria në takim me kryeministrin Rama në Athinë.
Drejtori në fjalën e tij, Marku është shprehur se dorëheqja erdhi pasi dha versionin e tij se si u bë pjesë e takimit të kryeministrit me emigrantët në Athinë.
Ai bëri me dije se ishte pjesë e aktivitetit, por sipas tij në fillim ata ishin prezent me trupën e aktivitetit në Korinth për të dhënë shfaqje në datën 11 maj, por grupi i ka kërkuar drejtorit të ishin pjesë në aktivitet dhe kanë shkuar.
Kujtojmë se dhjetëra autobuzë, qindra makina private dhe dhjetëra çartura të nisur nga Rinasi me ftesë të kryeministrit Rama dhe të paguar nga taksat e qytetarëve u nisëm për në Athinë në takimin që Rama kishte paralajmëruar me emigrantët ku në fakt asnjë prej këtyre të fundit nuk mori fjalën në takim./Syri
Lini një Përgjigje