
Vijojnë tensionet në protestën para Bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në tubimet e kaluara, protestuesit kanë hedhur bomba molotov e tymuese në drejtim të godinës.
Po ashtu, ata kanë hedhur vezë, mollë, qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.
Protestuesit janë përplasur me efektivët, teksa kanë tentuar të heqin barrikatat mbrojtëse.
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjes janë në protestë për dosjen 5 D, ku zyrtarë dhe ish-drejtorë të Bashkisë u arrestuan me urdhër të SPAK.
Ndërkohë forcat e policisë kanë rrethuar godinën e institucionit shtetëror.
Lini një Përgjigje