TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 11:53

Ndërhyrjet politike në punën e Prokurorive, Olsian Çela: Prokurorët kanë të gjitha garancitë për kryerjen e detyrave pa u ndikuar

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrjet politike në punën e Prokurorive, Olsian Çela:

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në Komisionin e Ligjeve, teksa po raporton për punën e vitit 2023, ka folur edhe sa i takon ndërhyrjeve politike në punën e prokurorëve.

Çela tha se sot prokurorët sot janë më të mbrojtur se kurrë nga ndërhyrjet politike. Ai theksoi se prokurorët sot kanë të gjitha garancitë e nevojshme për të kryer detyrat e tyre pa u ndikuar nga politika.

Si është konceptuar sistemi sot i drejtësisë penale, KLP është organi që garanton pavarësinë e prokurorëve përmes një sërë funksionesh që kryen dhe me një sërë aktesh që lidhen dhe me etikën e prokurorit dhe praktikash ku ruhet distanca e prokurorëve për ndërhyrjet politike.

Sa i përket çfarë mund të bëjnë prokurorët, në të gjitha rastet që ka patur sensitivitete politik apo ka marrë përmasa diskutimi në nivel mediatik, kemi bërë transparencë aq sa mund të lejohet. Të dhënat mund të jenë statistikore apo sqarime

Duhet të marrin në konsideratë, është prokurori që vendos për nivelin e informacionit që mund të bëhet i ditur për publikun. Të dhënat statistikore janë disponilbël dhe në çdo rast i kemi përpunuar për t’ia dhënë publikut. Mendoj se prokurorët  nuk kanë qenë më të mbrojtur sa janë sot, në kuadrin ligjit në fuqi, sa u përket ndërhyrjeve nga jashtë. Prokurorët kanë të gjitha garancitë për të kryer detyrat e tyre dhe nuk ka nevojë që të bëjnë”, tha Çela

Lini një Përgjigje