TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 13:08

I arrestuar për trafik klandestinësh, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatjon Koçllarit për bashkim dënimesh

Shkruar nga Pamfleti

I arrestuar për trafik klandestinësh, GJKKO rrëzon

Fatjon Koçllari i përfshirë në skemën e trafikimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme në Shqipëri ka kërkuar nga Gjykata bashkimin e dënimeve për të.

GJKKO ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë, si të pabazuar në ligj.

Klandestinët që vinin nga vendet e Lindjes së Mesme, priteshin në Shqipëri nga Koçllari dhe më pas akomodoheshin me anë të ndihmësve të tjerë, në Vlorë, Fier apo dhe Tiranë.

"Kërkuesi Fatjon Koçllari më datë 04.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Bashkim dënimesh”.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 149, datë 14.05.2024 vendosi:
Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 14.05.2024", thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje