
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg.
Lidhur me këtë vendim, Alibeaj nuk pranoi që të jap një koment, ndërsa u shpreh se Salianji ka bërë një akt fisnik politik që pranoi të vuajë dënimin.
Ai hodhi poshtë zërat se ka braktisur Salianjin, ndërsa theksoi se ka fituar vlera për gjestin që bëri dhe që nuk iu fsheh drejtësisë.
“Kam qenë edhe dëshmitar në proces për çështjen ‘Babale’, në këtë pozicion nuk më lejohet. Sepse s’dua të lëshoj mesazhe të gabuara. Salianji ka bërë një akt fisnik politik, jo si ata të Ramës që i janë fshehur drejtësinë. Se di kush thotë që e kam braktisur, unë nuk braktis askënd, preferojë që të sakrifikohem un se sa të braktis. Por vendimi është akt politik. Ai është sakrifikuar dhe ka fituar vlera për atë gjest që bëri”, tha Alibeaj për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje