TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2024, 20:10

"Numri i mbështetësve të Berishës është rrudhur", Alibeaj tregon arsyen për krijimin e "Djathtas"

Shkruar nga Pamfleti

"Numri i mbështetësve të Berishës është

Enkelejd Alibeaj, një prej nismëtarëve të partisë së re “Djathtas 1912” tha se opozita ka gjetur këtë mënyrë për të bërë politikë.

Sipas tij, numri i mbështetësve të Berishës është rrudhur teksa shtoi se këtë fakt e tregoi protesta e 7 tetorit.

“Është një segment opozitar që ka gjetur këtë trajektore të mënyrës se si mund të bëhet politikë. Është e drejta e tyre. Në protesta që unë kam qenë, të drejtuara nga Basha kanë qenë më të mëdha se këto. Pashë që kishte një rrudhje, numër i vogël mbështetësish, atëherë ka pas më shumë mbështetje", tha Alibeaj.

Teksa foli për krijimin e partisë së re ‘Djathtas 1992’, ai u shpreh se ka qenë nismë e një grupi deputetësh. Alibeaj thekson se kjo ide ka ardhur natyrshëm për të djathtën e munguar në Shqipëri.

Deputeti tha gjithashtu se krijimi i partisë së re është nisur më tepër si një vokacion politik.

“Jemi një grup individësh dhe kolegë që vendosëm që të sillnin një jetë imagjinatën e së djathtës së munguar në Shqipëri. Na ka ardhur natyrshëm si një nevojë dhe ka qenë një ndjesi e përhapur nga 90 e këtij që e djathta që asnjëherë nuk u bë dhe ngeli një ëndërr e parealizuar. Nervi i së djathtës ka munguar para 90, ai sistem ishte kundër individit dhe pronës, këto janë vlerat kryesore të së djathtës. Ne kemi pasur në diskutime edhe emra të tjerë, po nuk kemi dashur që të aventurohemi në ide populiste ose që ngjallim emocione të momentit. Ne jemi nisur me idenë që të mos jetë një parti, por më tepër një vokacion politik", u shpreh Alibeaj.

Lini një Përgjigje