TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2024, 17:48

Gjykata e Lartë rrëzoi Salianjin, reagon PD: Njollë turpi, shërbëtorët e Ramës dhe Xhafajt nuk mund të na mbyllin gojën

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë rrëzoi Salianjin, reagon PD: Njollë turpi,

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, e cila rrëzoi kërkesën e paraqitur nga avokatët e tij, për pezullimin e zbatimit të vendimit me 1 vit burg të dhënë nga Apeli.

Përmes Ivi Kasos, PD e konsideron si ridënim të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë, duke theksuar se ai është marrë në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.

Kaso shprehet se shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta detyrojnë opozitën të heshtë dhe të ankohet për pushtetin.

“Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.

Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.

Partia Demokratike shpreh edhe njëherë mbështetjen për deputetin e saj dhe për çdo zë opozitar që ngrihet kundër regjimit.

PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.

Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankesë të pushtetit”, tha Ivi Kaso.

Lini një Përgjigje