
Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka folur lidhur me liderin e Partisë Demokratike dhe opozitën. Ai tha se nëse do të ishte babai i tij, Lapaj do ta këshillonte të hiqte dorë nga politika.
Sipas tij, kjo është qasje e gabuar për të mos lëshuar stafetë, sepse nuk do marrë gjë me vete në atë botë dhe çdo gjë e ka një kufi.
“Po të kish qenë baba im, do i thoja tërhiqu. Çdo gjë ka kufi. Jeta është stafetë. Ja luftoi, dhe ja do vijë dita për të ikur nga kjo botë. Kur do na vijë stafeta. Kur linda unë Berisha u bë presidenti. Si t’ia bëj të bëhem sa Berisha që të më vijë stafeta? Ka bërë ca gjëra mirë, ka bërë ca gjëra keq. Nuk mund të rrimë peng kështu si brezi i prindërve tanë me Enverin. Është stafetë. Ka njeriu kënaqësi të shohë njeriu mbesat dhe djemtë të ecin.
Çfarë është qasje kështu? Sëpata, hanxharë, sikur do i marrë në varr. Ç’është ky sport, sikur do i marr në atë botë. Ka një limit, ka një sens mase. Edhe ujin po ta pish pa masë kalon në gjendje kome, të bën dëm. Ç’është kjo qasje, të pangopur?! Hyra po, bëra ciklin tim 10-12 vjet hap krahun”, tha Lapaj për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje