
Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Burgjeve në Itali, Gennaro De Fazio ka folur lidhur me kampin në Gjadër të Lezhës. Ai tha edhe pse është punuar me muaj për të pritur emigrantët, ky kamp ka mungesë infratrukture. Fazio shton se gjithashtu ka personel të pamjaftueshëm.
Teksa shpreh rezervat e tij lidhur me kampin e emigrantëve, ai rendit një sërë problematikash që janë hasur në këtë kamp që nga mosrespektimi i kushteve të punës deri te mungesa e ujit dhe energjisë, linjës së telefonit apo edhe trajtimi i punonjësve që sipas tij po flenë në kontejner.
Intervista:
Alba Kepi: Sekretar pak orë pas lajmit se kampet në Shqipëri janë gati, ju si përfaqësues i punonjësve të Policisë Peninteciare Italiane keni shprehur kritika të forta, për çfarë bëhet fjalë?
Gennaro De Fazio: Faleminderit për ftesën. Nga lajmet që na vijnë ne kemi referenca në lidhje me burgun që është ndërtuar aty dhe që do të duhet të pres emigrantët, por që i mungon infrastruktura e nevojshme dhe nga ana tjetër nuk ka as personelin e duhur. Nga 45 punonjës burgu të angazhuar për të punuar në Shqipëri, kanë mbërritur deri sot vetëm 15 prej tyre. E këta momentalisht po punojnë në mbikëqyrjen e sigurinë e strukturave të emigrantëve si dhe në shërbim të tyre. Punonjësit tanë në Gjadër na referojnë se kantieret janë ende të hapura, problematika të furnizimit me ujë, të linjave telefonike e internet. Kolegët tanë janë në një situatë jetese mjaft kaotike, jetojnë në kontejnerë pranë strukturës së burgut. E mendoj se nëse vetë punonjësit që duhet të garantojnë rendin e sigurinë në kampet e emigrantëve në Shqipëri kanë këto problematika, atëherë nuk dua as ta imagjinoj në ç'kushte mund të jetojnë azilantët në to apo azilantët në burg. Pra sipas nesh një situatë larg nga ajo që mund të quhet gati për të funksionuar e pritur emigrantët e që një vend demokratik si Italia duhet t'i garantojë, por dhe vetë Shqipëria.
Alba Kepi: Pra sipas jush normativa e parashikuar në këtë marrëveshje dhe për strehimin e punonjësve të rendit e sigurisë në hotelet luksoze pranë portit të Shëngjinit nuk janë respektuar?
Gennaro De Fazio: Forcat e tjera të Policisë dhe të Ushtrisë Italiane janë akomoduar në hotele, ndërsa punonjësit tanë në parafabrikatet kontejner brenda kampeve. Vetëm ditët e para kur kanë mbërritur kanë qëndruar ne hotel, por nëse do të rrinin aty do ti paguanin nga xhepat e tyre e më pas u kanë thënë që do të rimbursohen, por edhe shpenzimet që kanë bërë i kanë paguar nga xhepat e tyre.
Alba Kepi: Po ju si sindikalist, e keni shprehur shqetësimin e këtyre punonjësve në ministrinë përkatëse në atë të drejtësisë.
Gennaro De Fazio: Ne e kemi thënë këtë shqetësim që ata janë ndeshur, por do të duam edhe bashkëpunimin edhe me policët pasi shpesh herë ata janë të detyruar të thonë që gjithçka është mirë edhe kur nuk është.
Alba Kepi: Ju pak më parë thatë që janë vetëm 15 punonjës të policisë penitenciale në Shëngjin të Shqipërisë, po të tjerët kur do të nisen?
Gennaro De Fazio: Aktualisht janë 15 punonjës, është parashikuar që të shkojnë në Shqipëri edhe 30 punonjësit e tjerë të Policisë Peninteciare dhe nuk e dimë kur do të shkojnë, sepse administrata penitenciare nuk na je informacione të sakta dhe madje edhe përzgjedhja në këto struktura lë shumë për të dëshiruar, pasi ka mungese të transparencës. Pasi ne ende nuk dimë se si ata janë përzgjedhur për të qenë në Shqipëri. Madje ne në një mbledhje jemi shprehur se kjo procedurë na është një procedure që janë të denja për ato vende nga vijnë emigrantët dhe ky është një tjetër paradoks.
Alba Kepi: Për sa i takon strukturës së brendshme, cili është mendimi juaj duke qenë se jeni Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Burgjeve?
Gennaro De Fazio: Këtu hyjmë në një fushën e opinioneve personale. Dhe dua të ndalem pak këtu pasi duke parë edhe problemet që ka policia e burgjeve në Itali, ne besojmë, por përvec se kemi dyshimet tona për mënyrën se di do të trajtohen këtë emigrantë në kampet në Shqipëri, mendojmë se për realizimin e tyre ka një shpërdorim të fondeve publike që shumë më mirë mund të investoheshin për të shtuar personelin e forcave të policisë e për të përmirësuar situatën në burgje në Italia ku regjistrohet një mbipopullim prej 15 mijë persona përtej kapacitetit e mungesë personeli prej 18 mijë punonjës, si dhe 75 vetëvrasje të burgosurish e 7 vetëvrasje policë burgu.
Alba Kepi: A ka struktura në Itali ashtu siç janë krijuar ato ne Shqipëri?
Gennaro De Fazio: Jo nuk ekzistojnë të tilla struktura në Itali, ashtu sic janë në Shqipëri dhe që janë në juridiksionin italian.
Alba Kepi: Edhe për ju kjo është hera e parq që punoni në një burg që nuk ndodhet në Itali?
Gennaro De Fazio: Është hera e parë që ne punojmë në një situatë të tillë, kemi qenë në misione të ndryshme jashtë Italisë por kjo është ndryshe.
Alba Kepi: Ju u ndalët pak më parë te rregullat, si i shihni ju ato si një përfaqësues i forcës së policisë penitenciare?
Gennaro De Fazio: I kam parë si rregulla grotekse. Që nuk respektojne qytetarët shqiptarë dhe Shqipërinë dhe gjithashtu mosrepekt edhe për agjentet tanë, sepse thuhet që nuk duhet te ngacmosh vajzat për shembull, por a e di cila është gjeja më e rënda që gjeta është se personeli për në është i braktisur dhe i vetëm.
Mosha që ka shkuar në Shqipëri nga punonjës të policisë janë të rinj dhe disa më në moshë, nga ata që kanë përzgjedhur.
Alba Kepi. Fakti se në kampet e emigrantëve në Shqipëri do të ketë vetëm azilantë meshkuj ju preokupon në mënyrën e organizimit e aktivitetit të punës?
Gennaro De Fazio: Nuk dimë se si është përcaktuar kjo zgjedhje dhe pse. Ne na shqetëson mjaft gjithë ky operacion, pavarësisht se janë meshkuj, ose janë seleksionuar. Na shqetëson fakti se do të ndahen familjet, ndarja prindërit nga fëmijët me efektet e probleme të mëdha që rëndojnë tek azilantët të cilët do të relacionohen me ne. E nëse do kenë vështirësi qoftë për të kontaktuar me familjet e të afërmit e tyre, sjellja e tyre mund të rëndoj mbi ne./Syri Tv
Lini një Përgjigje