Shqipëria shkëlqeu në natën finale të Eurovision 2026, ku Alis solli një nga performancat më emocionuese të mbrëmjes me këngën “Nân”, duke marrë ovacione nga publiku në arenën “Wiener Stadthalle” në Vjenë.
Shqipëria ka ndezur skenën e Eurovisionit.
Mes dritave marramendëse, skenografisë gjigande dhe atmosferës elektrizuese të finales së madhe në Vjenë, Alis arriti të rrëmbejë vëmendjen e publikut europian me interpretimin emocional të “Nân”, këngës që përfaqëson Shqipërinë në edicionin jubilar të 70-vjetorit të festivalit.
Artisti shqiptar u ngjit i pesti në skenë dhe solli një performancë të fuqishme artistike, ku vokali, emocioni dhe elementët tradicionalë shqiptarë u ndërthurën me një skenografi moderne dhe dramatike.
Që në sekondat e para, arena “Wiener Stadthalle” reagoi me duartrokitje, ndërsa rrjetet sociale u mbushën me komente pozitive për performancën shqiptare, të cilën shumë fansa të Eurovisionit e cilësuan si një nga interpretimet më autentike dhe më prekëse të natës.
“Nân” solli në skenë një atmosferë intime dhe shpirtërore, duke krijuar kontrast me performancat më ritmike të mbrëmjes. Interpretimi i Alis u shoqërua me efekte vizuale të errëta, drita të ngrohta dhe një regji skenike minimaliste që nxori në pah emocionin e këngës.
Finalja e Eurovision 2026 nisi në orën 21:00 në Vjenë, ku 25 shtete konkurrojnë për trofeun e festivalit më të madh muzikor në Europë.
Ky edicion ka një rëndësi të veçantë pasi shënon 70-vjetorin e Eurovisionit dhe organizatorët kanë përgatitur një spektakël madhështor me rikthimin në skenë të ikonave historike të festivalit.
Gjatë intervalit të votimit performuan emra legjendarë si Lordi, Verka Serduchka, Alexander Rybak dhe Ruslana, ndërsa nata u hap nga fituesi austriak i vitit të kaluar, JJ, me një performancë spektakolare të “Wasted Love”.
Shqipëria garon këtë vit mes emrave favoritë si Suedia, Italia, Franca dhe Austria, ndërsa pritshmëritë për votën e diasporës shqiptare mbeten të larta.
Publiku shqiptar dhe diaspora mund të votojnë për Alis me kodin 05, ndërsa sistemi i Eurovisionit lejon deri në 10 vota për person.
Kënga “Nân” konsiderohet nga fansat si një nga projektet më të veçanta që Shqipëria ka sjellë vitet e fundit në Eurovision, falë kombinimit të identitetit shqiptar me tingujt modernë europianë.
Me një performancë që solli emocion, elegancë dhe energji në skenën e Vjenës, Alis i dha Shqipërisë një nga prezantimet më të forta të viteve të fundit në festivalin europian të këngës.
Suksese Elis dhe God bless you.
Nje duartrokitje te madhe per Alis!NAN nje nga kenget dhe interpretimet me te bukura ne Eurovizion. URIME!
Kenga ishte shume emocionuese, kengetari perfekt, tematika rrenqethese, por ishte vetem per Shqiptaret me shpirt te copetuar e jo per Europen lavire.