TAGS-AT E JAVËS

Kulture14 Maj 2026, 23:53

“Nân” pushton skenën e Eurovision-it, Alis çon Shqipërinë në finale

Shkruar nga Pamfleti
“Nân” pushton skenën e Eurovision-it, Alis çon
Alis

Flamuri kuqezi valëvitet në finale, Alis triumfon në gjysmëfinalen e dytë

Shqipëria është zyrtarisht në Finalen e Madhe të Eurovision Song Contest 2026. Nata e dytë gjysmëfinale e festivalit evropian rezervoi emocione të mëdha për publikun shqiptar, teksa Alis arriti të sigurojë kualifikimin mes 10 shteteve më të votuara të mbrëmjes me këngën “Nân”.

Në skenën madhështore të Wiener Stadthalle, artisti shqiptar dhuroi një performancë vokale të fuqishme dhe emocionuese, duke elektrizuar arenën dhe miliona teleshikues në të gjithë Evropën. Interpretimi i tij u vlerësua për sigurinë artistike, energjinë dhe emocionin që përcolli gjatë gjithë performancës.

Kënga “Nân” u shoqërua me një koncept modern skenik dhe efekte vizuale mbresëlënëse, që krijuan një nga momentet më të spikatura të natës. Duartrokitjet dhe reagimet entuziaste të publikut në fund të performancës konfirmuan ndikimin e fortë që Alis pati në këtë gjysmëfinale.

Gjatë gjithë mbrëmjes, flamuri kuqezi ishte një nga simbolet më të dukshme në arenë dhe në “Green Room”, duke sjellë emocione të forta për delegacionin shqiptar dhe fansat e pranishëm në Vjenë. Prania e tij u kthye në një simbol krenarie kombëtare në jubileun e 70-të të festivalit.

Pas televotimit dhe votave të jurive, Shqipëria u rendit mes 10 vendeve fituese të gjysmëfinales së dytë, duke siguruar një vend në natën finale të së shtunës.

Shtetet e kualifikuara nga gjysmëfinalja e dytë janë:

1. Shqipëria – Alis – “Nân”

2. Australia – Delta Goodrem – “Eclipse”

3. Bullgaria – Dara – “Bangaranga”

4. Çekia – Daniel Zizka – “CROSSROADS”

5. Danimarka – Søren Torpegaard Lund – “Før vi går hjem”

6. Malta – AIDAN – “Bella”

7. Norvegjia – JONAS LOVV – “YA YA YA”

8. Qipro – Antigoni – “Jalla”

9. Rumania – Alexandra Căpitănescu – “Choke me”

10. Ukraina – LELÉKA – “Ridnym”

Tashmë sytë e publikut shqiptar janë drejtuar nga finalja e madhe e së shtunës, ku Alis do të ngjitet sërish në skenën e Eurovision-it me synimin për të sjellë një rezultat historik për Shqipërinë.

 

alis eurovision

5 Komente

  1. T
    Tony

    Lere c’e pyet, na u rrenqeth mishi.

    1. f
      five company

      Pergezime. Teksti i kenges dhe komenti vijon ne kete menyre: Kur une shkoj te pi nje kafe prane " Si Nan" kasapit, gjithmone kujtoj keshillen e tij te sinqerte post mortore, nje keshille ne mirebesim: " - Me ne do merresh??! Shiko se ku do shkojme ...!" Dhe une faktikisht, e kam vleresuar gjithmone " Si Nan" billionaire per intelektin dhe intrigat e kolegeve qe ushtronin te njejtin profesion ate te politikes!! Dhe keshilla ime gjithmone ne kete sens ka vepruar: " - Qendroni larg meje"!!!, pra nuk kisha deshire te isha pjese e ketij rrethi intrigash dhe pasurie vegjetative. Pra kush eshte Vizioni i Europes, USA, MiddleEast, Oqeania, Asia..??! " Me mua do te merreni??!!" Shkojme bashke tek kasapi dhe numerojme copat e mishit!!!

      1. R
        Regjisori2030

        Wow! Super perfomance, bravo Alis! Interpretim perfekt dhe pse Alis sapo kishte kaluar nje gjendje gripale. Meritojme te shkojme shume lart sivjet dhe pse jo...E vetmja gje qe nuk funksionoi ishte sfondi grafik, e vetmja gje per te cilen ishte pergjegjesi e RTSH. Sfondi me i dobet grafik i viteve te fundit, mu duk dicka e vjeter pa ide. Por shpresoj mos ndikoj ne performancen e nates finale. FORCA ALIS!

        1. D
          Diversanti

          Normal se e shkaterruan grafiken e RTSH. Banda e Vasilit. Para ca kohesh hoqen dhe drejtorin Lenc Buzi se nuk firmoste tenderat e bandes. Une punoj ketu ne RTSH dhe jemi deshmitare te asaj gjeje te piset qe u luajt me Grafiken. Dhe anetaret e keshillit qe rrine si Guaker, me KryeGuakun me maje.

        2. v
          vt

          Nje kenge e mire ka melodi dhe text. Kjo mund ta kete tekstin e mire, po per melodi varius trapius.

          Lini një Përgjigje