Nga Kastriot Kotoni
Aleksandër Llaçaj është një djalë nga Vlora, i cili njihet më shumë nga rrjetet sociale dhe në kanalet youtube ose kanale televizive, për një veprimtari tejet të veçantë si një kinolog (specialist i racave të qenve ose studiues i tyre) në këtë rast i qenit të racës së lashtë ilire “Mollos”.
Ai e nisi këtë rrugëtim si koleksionist i këmborëve të bagëtive, ku sipas tij edhe kjo trashëgimi baritore po vinte drejt zhdukjes dhe mblodhi ose koleksionoi 300 lloje të tilla. I lidhur ngushtë me jetën baritore qysh në fëmijëri atij i lindi idea për të qenë një njeri i interesuar edhe për një lloj race qeni shumë të lashtë siç është ajo e qenit “Mollos.” Sfidat e këtij njeriu për të kërkuar këtë racë në zhdukje ishin të jashtëzakonshme. Ditë e netë në Jugun e Shqipërisë për të ndjekur këtë lloj qeni. Nisi kështu rrugëtimi ku përveç pasionit për të mbarështuar këtë racë të laashtë qeni, edhe forca për të indentifikuar këtë racë qeni si autoktone shqiptare. Me vullnet të paepur, mes paragjykimeve dhe miteve të rrejshme, ky djalë nuk u dorëzua në qëllimin e tij tashmë të kthyer në një kauzë kombëtare për të identifikuar këtë racë të qenit ‘Mollos”.
Për qenin ‘Mollos” është shkruar e folur gjatë, ndër të parët ka shkruar Aristoteli, filozofi i lashtë grek tek libri “Natyra” dhe në të gjitha Enciklopeditë botërore dhe shqiptare, kudo që përmendet Aleksandri i Madh i Maqedonisë dhe vendi i Mollosisë ilire si origjinë e nënës së tij Olimbia.
Me përkushtim Aleksandri nuk ndalet dhe krijon Shoqatën e Kinologëve shqiptarë me të gjitha rregullat për t’u përfaqësuar në arenën lokale dhe mbarëshqiptare të këtij aktiviteti të njohur edhe ndërkombëtarisht. Një zë i brendshëm i fliste që duhej ta vazhdonte këtë aktivitet, aq sa të bukur edhe fisnik që ka lidhje me kafshët dhe natyrën, po aq edhe një shtysë identintare të cilën ai kurrë nuk e kish vënë re se, çfarë bëhej nëpër botë për të identifikuar kafshët si identitete të historisë së lashtë. “Qeni Mollos” tashmë i kalon projektet e mbijetesës falë këmbënguljes së Aleksandrit me shokë në saj të krijimit të Federatës së kinologëve shqiptarë, tashmë duhej folur me gjuhë shkencore, duhej një projekt, jo vetëm për të ruajtur të pastër këtë racë qeni, por edhe për ta mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme.
Informacionet e para që vinin nga laboratorët perëndimor për konfirmin e autoktoninë të kësaj race ilire nëpër laboratorët e univeristeteve e entuzismuan Aleksandrin me të tjerë, gjë që ia rriti pretendimet dhe përgjegjësinë. Atij i duhet një bashkëpunim më i gjerë me federate dhe shoqatat e tjera të formuara pas tij dhe me organet e pushtetit lokal dhe qendror. Dyert e shumta iu mbyllën, herë nga injoranca dhe herë nga dashakeqësia e njerëzve këtij djali, të cilët përpiqeshin ta mohonin faktin e ekzistencës së kësaj race autoktone shqiptare, ndonëse shoqëria shqiptare kishte mijra vite që bashkëjeton me kafshët dhe sidomos me qenin dhe atë “Mollos” që i kishte shërbyer, e kishte mbrojtur nga egërsirat dhe vetmia.
Kjo racë autoktone shqiptare duhet të ruhet jo vetëm nga Aleksandri me Federatën e Kinologëve shqiptarë këtej dhe andej kufirit, por edhe me ligje dhe fonde të veçanta nga Ministria e Mjedisit. Ndihmesa nga individë të ndryshëm në Shqipëri dhe Federata e kinologëve të Kosovës janë si “serumi”, që po e mbajnë gjallë këtë nismë patriotike të Aleksandër Llaçit me shokë, në mbarështimin e qenit ilir “Mollos”. Një ndërgjegjësim dhe vëmendje më e shtuar ndaj kësaj nisme patriotike, do të ishte më e pakta që mund të bëjnë njerëz të fushave të ndryshme të jetës, pse jo edhe me filantropi ta mbështesin këtë federatë. Ky aktivitet së pari ka nevoja immediate për të siguruar ushqimin vjetor të 20 qenëve, krahas garantimit të medikamenteve të ndryshme, por edhe për të kryer analizave gjentike jashtë shtetit. Një individ i vetëm me dy tre apo 10 vetë nuk mund ta mbajnë gjallë këtë lloj race të stërlashtë të qenit ‘Mollos”. Mjafton të sensibilizohen shkrimtarë dhe artistët dhe kineastët e gazetarët, ta prekin me veprën e tyre këtë histori të jashtëzakonshme shqiptare që është e rrallë në letërsinë botërore do bënte që njerëzit të kthenin kokën duke e ndihmuar këtë shoqatë kinologjike molose-ilire – shqiptare.
Molosi nuk esht qen Ilir por Epirot..Ndryshimet jane, eshte e kote qe kerkohet perfshirja atehere kur nuk eshte