
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore rikthen në skenë koncertin “Brez pas Brezi”, një mbrëmje artistike që ndërthur kujtesën, emocionin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Aktiviteti do të mbahet më 15 maj, në orën 20:00, në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Në këtë koncert do të bashkohen artistë që kanë lënë gjurmë ndër vite me brezin e ri të interpretuesve, duke krijuar një dialog artistik mes së shkuarës dhe së tashmes. Përmes këngës, valleve dhe muzikës popullore shqiptare, publiku do të përjetojë një udhëtim emocional në vlerat dhe identitetin kulturor kombëtar.
Një nga momentet simbolike të mbrëmjes pritet të jetë rikthimi në skenë i “Gjerdanit të Artë”, si një emblemë e trashëgimisë artistike që vazhdon të përcillet ndër breza.
“Brez pas Brezi” vjen si një festë e kulturës shqiptare dhe e memories artistike, duke sjellë në qendër rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të traditës.
Lini një Përgjigje