TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2025, 11:40

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, zjarrfikësit dhe policia në ‘luftë’ me flakët

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, zjarrfikësit

Tre kontejnerë banimi janë përfshirë nga flakët në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në lagjen ‘Skënderbeg’.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

"Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje