TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2025, 10:38

 U gjetën të fshehura në mur, zbulohet arsenal armësh në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti

 U gjetën të fshehura në mur, zbulohet arsenal armësh

Një arsenal armësh dhe municionesh është zbuluar nga Policia e Vlorës, i fshehur pas një muri të ndërtuar enkas në një godinë të braktisur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan dy armë zjarri automatike, mbi 2200 fishekë luftarak, 12 granata difensive pa ndezës dhe 14 ndezës granatash, të cilët ishin të mbështjellë dhe të ruajtur në mënyrë të organizuar.

Armatimi do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim, me qëllim zbardhjen e mundshme të përfshirjes së tij në ngjarje kriminale. Sipas Policisë, ndërtesa ku u gjet arsenali rezulton në pronësi të 67 vjeçarit me inicialet Gj. K., , i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

"Gjenden të fshehura në murin e një ndërtese dhe sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, mbi 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata difensive.

Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, pronari i ndërtesës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër të pabanuar, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e dytë të së cilës gjetën të murosura disa armë dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash të mbështjellë me letër dhe rreth 2200 fishekë luftarak.

Armët dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim të mëtejshëm, me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës dhe të gjendjes shëndetësore", njofton policia. 

Lini një Përgjigje