
GJJKO ka dënuar me 8 vite burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vjet e 4 muaj burg Mendim Domi, të akuzuar për një skemë mashtrimi nëprmjet Call Center-ave.
Ndaj tyre rëndojnë akuzuat për një seri veprash penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Nga hetimet e SPAK rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë këta dy persona akuzohen se përmes mashtrimeve i kanë vjedhur miliona euro evropianëve. Dy të pandehurit u shpallën fajtorë për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurash.
Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes me 1/3, Mici do të vuajë 8 vjet burg, ndërsa Domi 7 vjet e 4 muaj. Të dy do ta vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë.
Po ashtu gjykata vendosi konfiskimin e një sërë pasurish në emër të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, duke përfshirë:
Apartamente dhe prona të paluajtshme me sipërfaqe të konsiderueshme në zona të ndryshme të vendit.
Një llogari bankare me mbi 195 mijë euro dhe disa llogari të tjera me shuma në lekë.
Pasuri në emër të subjektit “Telex” sh.p.k, e sekuestruar gjatë hetimeve.
Pronësitë e bashkëpronarëve të tjerë të ligjshëm janë përjashtuar nga konfiskimi.
Lini një Përgjigje