TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2025, 10:21

Shiste kokainë në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje 

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në ambientet e tabakinos në pronësi të tij, është arrestuar nga Policia në qytetin e Lushnjës. Erion Ferati, 43 vjeç u kap në flagrancë në lagjen “Skënder Libohova”, ndërsa mbante me vete sasi të lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.

“U kap në flagrancë, me doza Kokaine me vete, të cilat do t’i shiste në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje