
Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin. Policia njoftoi se një 29-vjeçar qëlloi me armë ndaj makinës së ish-deputetit Armando Prenga. Por mësohet se sherri ka ndodhur për votat.
Dy ditë më parë ka pasur përplasje të fortë në KZAZ-në e Kurbinit. Madje KQZ bllokoi numërimin për shkak se një numërues u dhunua dhe duket se ka pasur gisht dhe ish-deputeti. Madje u desh dhe ndërhyrja e policisë.
Mësohet se 29-vjeçari është djali i njërit prej vëzhguesve të koalicionit të “Bashkë Fitojmë”. Prenga dhe babai i tij kanë pasur prej dy ditësh konflikte dhe sot tensioni ka agravuar.
Lini një Përgjigje