Një 44-vjeçare është vrarë ditën e sotme në Elbasan nga kunati i saj. Mësohet se vrasja ka ndodhur në fshatin Kusarth dhe se viktimë ka mbetur Alma Qevani.
Ajo është qëlluar për vdekje nga kunati i saj me sëpatë. Pas vrasjes, autori Tefik Tashi ka rënë në prangat e policisë. Deri më tani ende nuk dihen detajet dhe shkaku i vrasjes.
"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën."-njofton policia.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje