
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka vendosur të lerë në burg shtetasit Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia e Elbasanit pasi kërcënuan administratorin e një kompanie private që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin Erald Miftari, administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një tender 1 milionë euro i fituar në bashkinë e Tiranës, për lëndë drusore.
Të akuzuarit i kanë vendosur pistoletën në kokë administratorit për t’u tërhequr nga tenderi dhe e kane kërcënuar me jetën e djalit.
Algert Alcani dhe babai i tij Shaqir Alcani paguan dy perona me rekorde kriminale për të kërcënuar biznesmenin nga Cërriku, në menyrë që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar.
Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore. Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro.
Lini një Përgjigje