
52-vjeçari Shpëtim Hida i arrestuar të martën në Tiranë për mashtrimin e një biznesmeni, i ishin premtuar 2 mijë euro në këmbim të marrjes së një plaçke nga një person që sipas tij nuk e dinte kush ishte.
Policia akoma nuk ka identifikuar personin që fshihet pas mashtrimit, por është e njëjta skemë e përdorur në 4 operacionet e para, të finalizuara në janari deri në maj.
Sipas Report Tv, për mashtrimin u përdorur aplikacioni "Signal", përmes së cilit fshihej një numër me prefiks anglez, por në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Biseda mes "Erion Veliajt" dhe biznesmenit të ndërtimit A.E., i cili është edhe arkitekt, nga ku mori emrin edhe operacioni, nisi normalisht me përshëndetje, por pasi shkëmbyen disa mesazhe, biznesmenit iu kërkua shuma prej 70 mijë euro. Në këtë moment biznesmeni A.E. arriti të nuhaste mashtrimin dhe njoftoi menjëherë policinë.
Njësia E në Policinë e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës, të cilat më herët zhvilluan operacione të ngjashme, organizuan gjithçka, që nga përgjimi, deri tek dorëzimi i simuluar i parave, vend ku edhe u prangos Shpëtim Hida. 52-vjeçari ishte vetëm personi që do të merrte paratë nga biznesmeni A.E., por truri i këtij mashtrimi është dikush tjetër. Dyshimet e hetuesve janë që pas kësaj skeme të fshihet Florian Gjergji, i përfshirë në 3 operacionet e shkuara të mashtrimit të biznesmenëve, por akoma nuk ka prova të mjaftueshme për të. Ai është shpallur në kërkim që në muajin janar në operacionin "Subjekti" dhe më pas është vërtetuar si koka kryesore e mashtrimit edhe në operacionet "Tentativa" dhe "Telegram".
Katër biznesmenë denoncuan nga janari i këtij viti deri në maj një grup mashtruesish që përdornin emra zyrtarësh dhe personazh publikë duke kërkuar shuma të mëdha monetare. Në 4 operacione të ndryshme të Njësisë “E” në Policinë e Shtetit për këto krime u arrestuan 11 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kishin role dytësore në mashtrim. Në operacionin e parë të koduar me emrin “Signal” ranë në pranga Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç. Tre të rinjtë shkodranë tentuan që përmes një mesazhi ku prezantoheshin me emrin “Edi” të mashtrojnë biznesmenin e ndërtimit Pëllumb Salillari duke i kërkuar 130 mijë euro. Tri ditë më vonë, policia prangosi 3 të dyshuar të tjerë, Erjon Likën, Edmir Jaçen dhe Gazmir Ismailajn, në operacionin “Subjekti”.
Lini një Përgjigje