TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2023, 14:53

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 15-vjeçari në Gramsh, policia jep detaje nga sherri mes adoleshentëve

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 15-vjeçari në Gramsh,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gramsh ku 15-vjeçari i identifikuar si Fatjon Bici ka humbur jetën, si pasojë e goditjeve me thikë.

Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se adoleshenti humbi jetën në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve. Bëhet e ditur se i mituri kishte marrë një goditje në pjesë e gjoksit që i mori dhe jetën.

Mësohet se konflikti ndodhi  pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 të rinjt u përfshin në konflikt.

Ndërkohë pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.

 

gramsh vrasja e 15-vjeçarit

Lini një Përgjigje