
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.
Në pranga është vënë 28-vjeçari Qamil Hasa, i cili dyshohet se në muajin gusht të vitit të kaluar kishte tentuar të therte me thikë një 33-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Për këtë shkak 28-vjeçari i shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi uniformat blu kanë lokalizuar vendodhjen e tij.
"Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të arrestuarit sepse më datë 2 gusht të vitit të kaluar, në lagjen “28 Nëntori” të Elbsanit 28 vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, 33 vjeçarin O. D., banues po ashtu në Elbasan."-thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje