TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2023, 18:52

Plagosja e oficerit në Tiranë, vjen reagimi i parë nga Policia

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e oficerit në Tiranë, vjen reagimi i parë nga Policia

Një oficer policie mbeti i plagosur pasditen e kësaj të hëne në zonën pranë Pediatrisë në QSUT, në Tiranë.

Bëhet fjalë për një oficer të policisë së burgjeve, i cili dyshohet të jetë vetëplagosur në parkingun e pediatrisë.

Ai është identifikuar si Shkëlqim Haxhimali dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, ashtu sikurse edhe drejtuesi i policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

“Rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Tiranës në një informacion paraprak për mediat.

plagoset oficeri në tiranë reagon policia

Lini një Përgjigje