TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2023, 15:23

Sherr në Tiranë, plagosen me thikë dy 20-vjeçarë

Shkruar nga Pamfleti
Sherr në Tiranë, plagosen me thikë dy 20-vjeçarë
Foto ilustruese

Dy të rinj janë konfliktuar në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur të dy të plagosur.

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

sherr në tiranë dy të plagosur

Lini një Përgjigje