TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2023, 19:43

Ngjarje e paprecedentë në Lezhë, kërcënohet me armë Salvador Kaçaj; dy persona i bllokuan rrugën

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e paprecedentë në Lezhë, kërcënohet me

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Milot. Përfaqësuesi i opozitës, Salvador Kaçaj në Shëngjin ka denoncuar në polici se është kanosur me armë. Ai tha se dy persona i zunë rrugën me automjet ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.

Në kallëzim ai pretendon se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, kur dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën.

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallëzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht  sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij,  ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një  pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallëzimin.

Në lidhje me kallëzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.”-thuhet në njoftimin e policisë.

kërcënohet me armë salvador kaçaj

Lini një Përgjigje