TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2023, 12:00

Italia e ka shpallur "non grata"; kush është Gëzim Sallaku që Prokuroria e Durrësit i sekuestroi pasuri me vlerë 1.5 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Italia e ka shpallur "non grata"; kush është Gëzim
Gëzim Sallaku

Prokuroria e Durrësit ka dërguar ditën e sotme për gjykim tre biznesmenët Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, pasi u janë sekuestruar 1.5 milionë euro të cilat dyshohet se i kanë vënë përmes aktivitetit kriminal.

Gëzim Sallaku është një emër i njohur për policinë shqiptare dhe për atë italiane, pasi u dëbua nga autoritetet fqinje më 19 shkurt. Policia e Brescia e konsideroi Sallakun person të padëshiruar dhe të rrezikshëm.

Biznesmeni 48-vjeçar, ish-president i ekipit të futbollit Darfo, Gëzim Sallaku u kthye në Shqipëri, ndërsa ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes mediatike për shkakt të hetimeve.

Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme. Nga viti 2002 deri më sot, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm.

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit.

Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar gjithashtu në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 30 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Në qershor 2021 policia shqiptare sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në pronësi të biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallakut dhe një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore, i identifikuar si Rabi Kurti.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e Gëzim Sallakut, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e tij, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve vëllait të tij dhe Rabi Kurtit.

Po ashtu edhe Rabi Kurti rezulton emër i njohur për policinë. Kurti është arrestuar në shtator të vitit 2019, si pjesë e një grupi biznesmenësh që kishin krijuar një skemë mashtrimi për rimbursimin fiktiv të TVSH-së dhe mospagimit të tatim fitimit duke i shkaktuar shtetit një dëm në afro 30 milion euro.



Lini një Përgjigje