TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2023, 16:57

Dyshohet se kishte dalë për të mbledhur vota, pezullohet nga detyra efektivi i policisë në Konispol

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se kishte dalë për të mbledhur vota, pezullohet nga

Një efektiv polici është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinorë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në fushatën zgjedhore në një zonë të Konispolit. Sipas denoncimeve i “plotfuqishmi i zonës” ju bënte presion qytetarëve për të votuar për PS.

Polici ose “i plotfuqishmi” i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon ,është përfshirë me mish dhe shpirtë ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë PS. Kjo është makina e fotografuar përpara shtëpisë së Petrit Velo. Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe Spak , nuk mund të publikojmë foto dhe Video , pasi i disponojmë të gjitha provat. POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën , atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndëshkojë krimin?“, thuhej në denoncimin e bërë për inspektor Çokallin në mediat lokale

Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, polica ka reaguar duke pezulluar nga detyra, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmësspecialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Gjithashtu, policia bëri me dije se këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor.

Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmës specialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol. Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, thuhej në reagimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

polici pezullohet krime zgjedhore

Lini një Përgjigje