
Policia në Vlorë ka arrestuar një 34-vjeçar i cili kërkohej prej rreth thuajse një viti për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë në drejt të Italisë.
Bëhet fjalë për Gregor Likajn, i cili u vu në pranga në Vlorë pas informacioneve që kishin në dispozicion. I riu fshihej në lagjen “1 Maji”.
34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022.
Gjatë operacionit u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 mjete lundruese që u përdorën për transportimin e saj.
Ndaj Likajt, gjykata ka caktuar një vit më parë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Por kush është Gregor Likaj?
Operacioni ‘Syri’ u zhvillua në 9 gusht të vitit 2022 në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe Guardia di Finanza dhe u sekuestrua rreth 1 ton kanabis.
Ngarkesa e drogës kishte një vlerë prej 10 milionë eurosh dhe në pranga ranë 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas që u arrestuan në ujërat italiane.
Në pranga rënë Arbër Saraseli, 32 vjeç, Saverjo Imeraj, 23 vjeç, Qemal Pekmezi, 20 vjeç, të cilët u arrestuan në Vlorë. Nga Guardia di Finanzia u arrestuan dy ukrainasit Bychkovi Serhii, 44 vjeç dhe Senkevych Serhii, 63 vjeç.
Tre shqiptarët kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në thellësinë e detit jon.
Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi u ndaluan nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian. Droga ishte e ndarë në 153 pako.
Lini një Përgjigje