
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Fushë-Arrëz.
Uniformat blu raportojnë se ngjarja ka ndodhur, në fshatin “Apripë e Keqe”, Fushë Arrëz, ku makina është djegur plotësisht.
Sakaq, dyshohet se djegia e automjetit tip “Benz”, i marrë me qira nga shtetasi D. U., 31 vjeç, banues në këtë fshat ishte skidentale.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Apripë e Keqe”, Fushë Arrëz, është djegur plotësisht, dyshohet aksidentalisht, një automjet tip “Benz”, i marrë me qira nga shtetasi D. U., 31 vjeç, banues në këtë fshat.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të djegies së këtij automjeti.
Lini një Përgjigje