TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2023, 18:30

Të shtëna më armë pranë pediatrisë, plagoset oficeri i policisë

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna më armë pranë pediatrisë, plagoset

Pasditen e sotme është raportuar për disa të shtëna me armë  janë regjistruar pranë shkollës, Eqerem Çabej në Tiranë, pranë pediatrisë.

Mësohet se bëhet fjalë për një oficer të policisë së burgjeve, i cili dyshohet të jetë vetëplagosur në parkingun e pediatrisë.

Ai është identifikuar si Shkëlqim Haxhimali dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, ashtu sikurse edhe drejtuesi i policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Tiranës në një informacion paraprak për mediat.

të shtëna pediatri plagosur

Lini një Përgjigje