TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2023, 21:12

Atentat bosit shqiptar të drogës në Gjermani, makina e tij qëllohet me breshëri plumbash

Shkruar nga Pamfleti

Atentat bosit shqiptar të drogës në Gjermani, makina e tij

Shkëlzen B., 35 vjeç, një shqiptar nga Kosova ka rënë pre e një atentati në Hannover të Gjermanisë.

Shkëlzeni po udhëtonte me një makinë tip Golf të bardhë, kur persona të paidentifikuar i dolën përballë dhe e qëlluan me breshëri plumbash.

Sipas BILD, 35-vjeçari është bosi i një bande droge. Ai ka arritur që të zbresë nga makina dhe të largohet nga vendngjarja.

Ai është lokalizuar dhe është vënë në pranga pasi rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge. Avokati i 35-vjeçarit nuk dha asnjë koment kur u pyet se kush mund të qëndronte pas këtij atentati.

“Asnjë koment”, tha avokati kur u pyet nga BILD.

Zyra e prokurorisë publike në Hanover nuk është prononcuar lidhur me hetimet për rastin.

Zëdhënësja e prokurorisë, Paula Topp tha: Ne kemi detaje për këtë ngjarje. Për arsye të hetimeve, ne nuk e komentojmë këtë për momentin.

atentat bosit shqiptar të drogës gjermani

Lini një Përgjigje